Te Gjitha Predikimet
Pasazhi Biblik
book Psalmet, in .

Psalmi 1 – Dy Rrugë Jete

  • Albert J. Kona
Data e Mesazhit

Dy Rrugë Jete

Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës së të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, 2 por gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit dhe mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. 3 Ai do të jetë si një dru i mbjellë përgjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e vet në stinën e vet dhe që gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi. 4 Nuk janë të tillë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan. 5 Prandaj të pabesët nuk qëndrojnë dot në gjykim, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve. 6 Sepse Zoti njeh rrugët e të drejtëve, por rruga e të pabesëve çon në shkatërrim.