Një Mënyrë e Shkurtër e Studimit të Biblës

Një Mënyrë e Shkurtër e Studimit të Biblës (pdf)

H”- Bëj pyetje hetimore

Ndërsa lexoni Fjalën e Perëndisë, bëni pyetje si:

  • Çfarë thotë ky pasazh?
  • Cili është kuptimi?
  • Kush e shkroi këtë libër?
  • Kush foli në këtë pasazh?
  • Për kë po fliste?
  • Me kë po fliste?
  • Cfare ndodhi?
  • Cilat janë ngjarjet kryesore?
  • Cilat janë idetë kryesore?
  • Cila është tema qendrore e pasazhit?
  • Kur u shkrua?
  • Kur ndodhën këto ngjarje?
  • Përse u shkrua kjo ngjarje?
  • Pse e tha këtë?
  • Çfarë do të thotë kjo?
  • Ku ndodhi kjo ngjarje?

Th”– Thekso fjalët dhe frazat kyç

Kërkoni për vargun qendror apo për vargun kyç në kapitull që kap thelbin e atij pasazhi. Kërkoni fjalë kyçe, modele apo struktura të përsëritura, fjalë ose fraza të përsëritura, dhe gjëra të tjera që përsëriten në kapitullin, librin apo pasazhin. Pastaj përmblidhni atë që libri mëson për ato tema.

Sh”– Shkruaj me fjalët tuaja

Shkruani një përmbledhje të shkurtër ose një pasqyrë të përgjithshme të fragmentit me fjalët tuaja. Për çfarë bëhet fjalë? Përfshini pikat kryesore. Kjo ndihmon në meditimin dhe të menduarit për pasazhin.

L”– Gjej lidhjet me pasazhet e tjera

Kërkoni për Shkrime të tjera që kanë lidhje me këtë pasazh. Ka dy mjete që do të ndihmojnë. Njëra prej tyre është konkordanca (në Anglisht concordance). Një konkordancë është një renditje alfabetike e fjalëve kryesore të përfshira në një libër të Biblës, me citime të pasazheve në të cilat ato ndodhen në Bibël. Ndërsa i bashkoni këto vargje, do të zbuloni se ato ndërlidhen. Këtu do të gjeni një konkordancë në anglisht: http://thekingsbible.com/Concordance/

Një mjet tjetër quhet The Treasury of Scripture Knoëledge (Thesari i Njohurisë së Shkrimeve). Ky mjet jep përbri çdo vargu, referenca të tjera që kanë të bëjnë me temën e atij vargu. Atë mund ta gjeni në anglisht këtu: http://www.tsk-online.com/

A”– Apliko mësimin biblik në jetën tënde

Në këte hap ne bëjmë pyetjen, “Çfarë duhet të bëj me atë që sapo lexova?” Pasi ta studioni, pasi ta lexoni, pasi të meditoni mbi të, pasi ta mësoni përmendësh pasazhin biblik, ju duhet ta jetoni apo vini atë në praktikë. Prandaj, shkruani disa aplikime personale praktike per veten tuaj.

  • Çfarë më thotë ky pasazh mua personalisht?
  • Çfarë dëshiron Zoti që unë të bëj si rezultat i asaj që sapo lexova?
  • A ka ky pasazh ndonjë premtim që unë duhet të pretendoj?
  • A ka urdhra këtu që duhet t’i bindem?
  • A ka ndonjë shembull në këtë pasazh që duhet të ndjek?

Çdo gjë që lexojmë në Fjalën e Perëndisë kërkon një lloj përgjigjeje. Kjo mund të jetë ushtrimi i besimit në premtimet e Perëndisë ose në karakterin e tij, mund të jetë përulja e vetes, pranimi i nevojës tonë për Zotin, pranimi dhe rrëfimi i një një mëkati, ose mund të jetë kthimi nga një mënyrë e gabuar e të menduarit. Aplikimi mund të jetë adhurimi dhe falenderimi i Perëndisë që na është vetëzbuluar në Shkrim, mund të jetë falja e dikujt tjetër që na ka bërë padrejtësi, ose të kërkojë falje nga dikush ndaj të cilit kemi qenë të padrejtë.

Por qëllimi kryesor i studimit të Biblës është të zbatosh të vërtetën e Fjalës së Perëndisë në zemrën tënde.