Hyrje – Atributet e Perendise

” Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie”.

      “Kështu thotë Zoti: “I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij. Por kush lavdërohet të lavdërohet me këtë: të ketë gjykim dhe të më njohë mua, që jam Zoti, që bëj mirësinë, ushtroj të drejtën dhe drejtësinë mbi tokë; sepse kënaqem me këto gjëra”, thotë Zoti” (Jobi 22:21). Një njohje frymërore dhe shpëtuese e Perëndisë është nevoja më e madhe që ka çdo krijesë njerëzore.

      Themeli i tërë njohjes së vërtetë së Perëndisë duhet të jetë një kuptim i qartë mendor i përsosjeve të Tij siç është zbuluar në Shkrimin e Shenjtë. Nuk mund t’i besosh një Perëndie të panjohur e as nuk mund t’i shërbesh e ta adhurosh. Në këtë libërth janë bërë përpjekje që të paraqesim disa prej përsosmërive kryesore të natyrës hyjnore. Që lexuesi të përfitojë me të vërtetë nga leximi i faqeve pasuese, ai duhet t’i lutet seriozisht dhe me ngulm Perëndisë që t’i bekojë ato për të e ta zbatojë të vërtetën e tij në ndërgjegjen dhe zemrën e tij, që, si rrjedhim, jeta e tij të shndërrohet.

      Ne na duhet më shumë se një njohje teorike e Perëndisë. Perëndia i zbulohet vërtet shpirtit ndërsa i dorëzohemi e i nënshtrohemi autoritetit të tij dhe i sistemojmë të gjitha detajet e jetëve tona sipas urdhërimeve të tij të shenjta.

      “E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë” (Osea 6:3).

      “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime” (Gjoni 7:17).

      “Por populli i atyre që njohin Perëndinë e tyre do të tregojë qëndresë dhe do të veprojë”. (Dan. 11:32).

Vargu i Ditës

“sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore. Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t’i keni kryer çdo gjë.” — Ephesians 6:12-13 Listen to chapter . Powered by BibleGateway.com.

Buletini Liturgjik