Vizioni & Misioni Ynë

visiion-icon-300x300Vizioni Ynë

Kisha e Reformuar Durrës ekziston, nga hiri i Perëndisë, për lavdinë e Perëndisë Triunë; për të gjetur kënaqësinë supreme në personin dhe Fjalën e Tij; për të shpallur supremacinë e Perëndisë mbi gjithçka siç na është transmetuar në ungjillin e Krishtit të kryqëzuar dhe ngjallur; si dhe për të avancuar Mbretërinë që Perëndia po ndërton në këtë qytet dhe kudo në botë për lavdinë e Tij.

Misioni Ynë

Misioni i Kishës së Reformuar Durrës është ti shërbejë anëtarëve të saj; të ungjillëzoj komunitetin që e rrethon; të influencojë dhe fitojë civilizimin në këtë qytet për Krishtin dhe Mbretërinë e Tij; dhe të bëjë dishepuj kudo në këtë vend dhe rajon në bindje të urdhrit të Perëndisë. Kjo realizohet përmes:

  •  Adhurimit të Perëndisë
  • Shpalljes së Fjalës dhe administrimit të Sakramentëve
  • Ungjillëzimit dhe Misionit
  • Dishepullizimit
  • Punës Pastorale
  • Adresimit të nevojave të komunitetit
  • Përkthimit dhe publikimit të literaturës Kristiane
  • Ndërtimit të një sistemi arsimor privat të Krishterë

Qëllimet e mësipërme implementohet në një strategji të trefishtë:

Kisha i shërben anëtarëve të saj duke i siguruar atyre:

  • Mundësinë për të adhuruar Perëndinë në Frymë dhe në të Vërtetë duke përjetuar prezencën dhe fuqinë e Perëndisë.
  • Miqësinë e vërtetë Kristiane.
  • Instruktim dhe dishepullimin rrënjosur në një teologji Biblike dhe Reformuese
  • Kujdes pastoral si për nevoja shpirtërore dhe për ato fizike.
  • Inkurajimin dhe përgatitjen e besimtarëve për të përdorur dhuntitë shpirtërore.
  • Sistemit arsimor privat të Krishterë.

Kisha ungjillëzon komunitetin dhe influencon civilizimin që e rrethon për lavdinë e Krishtit dhe duke ja nënshtruar Atij duke:

  • Shpallur mësimin biblik në përgjigje të pyetjeve dhe çështjeve të kohës.
  • Influencuar të gjitha segmentet sociale, politike dhe profesionale me të krishterë që përqafojnë një këndvështrim biblik për sa i përket këtyre sferave.
  • Trajnuar anëtarët në aspekte të ndryshme të ungjillëzimit dhe dishepullimit.

Kisha punon që të bëjë dishepuj në këtë qytet, rajon dhe botë duke:

  • Shpallur një vizion global të Mbretërisë së Perëndisë.
  • Komunikuar një vizion për shumëfishimin e kishave
  • Përgatitur dhe dërguar njerëz në mbështetje të misionit në vend dhe rajon.