Studimet e Grave

girl3

Kisha e Reformuar Durrës organizon të shtunën e fundit të çdo muaji një studimin biblik për gratë dhe vajzat e kësaj bashkësie si edhe për këdo tjetër është e interesuar. Seria e studimeve në vazhdim titullohet “Gratë e Biblës.” Kjo seri studimesh ka për qëllim njohjen dhe studimin e personazheve historike femërore më të rëndësishme të Biblës. Por përse duhet studiuar jeta dhe vepra e personazheve historikë të Biblës? Apostulli Pal duke iu referuar Dhiatës se Vjetër thotë:

“Të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shembull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokës,” (1 Korintasve 10:11).

Por historia nuk është shkruar vetëm për paralajmërimin tonë, por edhe për të na instruktuar se si duhet të jetojmë si të krishterë në shekullin që jetojmë. Apostulli Pal gjithashtu shkroi:

“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, 17 që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mire,” (2 Tim. 3:16-17).

Kështu, qëllimi praktik i kësaj serie është inkurajimi për një jetë të shenjtë përpara Perëndisë dhe i një jete dëshmuese përpara një bote që vëzhgon. Këto studime trajtojnë nga këndvështrimi Biblik çështjet e përditshme me të cilat ballafaqohen femrat e Krishtera sot dhe ka për qëllimi inkurajimin dhe instruktimin për një jetë të pastër e të gatshme për çdo vepër të mire, dhe e gjitha kjo vetëm për lavdinë e Perëndisë.

 

PERMBAJTJA E LENDES