Sovraniteti i Perëndisë

  • on 30/10/2014

Sovraniteti i Perëndisë

Kjo thjesht i referohet faktit që të gjitha gjërat janë nën sundimin dhe kontrollin e tij, dhe se asgjë nuk ndodh në këtë Univers pa drejtimin dhe lejen e tij. Ai është një Perëndi që kryen, jo vetëm disa gjëra, por të gjitha gjërat sipas këshillës së vullnetit të tij (shiko Efesianët 1:11). Qëllimi i Perëndisë është gjithë-përfshirës dhe kurrë nuk pengohet (shiko Isaia 46:11). Asgjë nuk është një e papritur për të.

“Nuk është vetëm që Perëndia ka fuqinë dhe të drejtën për të qeverisur të gjitha gjërat por që Ai e bën këtë gjithmonë dhe pa përjashtim.” – John Piper (Xhon Pajpër)

Perëndia është sovran mbi të gjithë universin: Psalmi 103:19; Romakët 8:28; Efesianët 1:11

Perëndia është sovran mbi të gjithë natyrën: Psalmi 135:6-7; Mateu 5:45; 6:25-30

Perëndia është sovran mbi ëngjëjt & Satanin: Psalmi 103:20-21; Jobi 1:12

Perëndia është sovran mbi kombet: Psalmi 47:7-9; Danjeli 2:20-21; 4:34-35

Perëndia është sovran mbi qëniet njerëzore: 1 Samueli 2:6-7; Galatasit 1:15-16

Perëndia është sovran mbi kafshët: Psalmi 104:21-30; 1 Mbretërit 17:4-6

Perëndia është sovran mbi “aksidentet”: Fjalët e Urta 16:33; Jona 1:7; Mateu 10:29

Perëndia është sovran mbi veprimet e lira të njeriut: Eksodi 3:21; 12:25-36; Ezekieli 7:27

Perëndia është sovran mbi veprimet mëkatare të njeriut dhe Satanit: 2 Samueli 24:1; 1 Kronikat 21:1; Zanafilla 45:5; 50.