Sarah: Nëna e gjithë Besimtarëve – “Një Princeshë e Bukur”

  • on 09/05/2008

Sarah: Nëna e gjithë Besimtarëve – “Një Princeshë e Bukur”

Këtë mëngjes ne do të vazhdomë serinë e përmuajshme të studimit të grave të biblës duke u fokusuar kësaj here mbi jeën dhe shembullin e Sarës. Por më para le të bëjmë një rifreskim të shkurtër. A e mbani mend Marinë si “nënën e Zotit tonë,” dhe se si ajo ishte e mbushur me këngë lavdërimi për shkak se biri I saj do të ishte përmbushja e të tëra premtimeve të Perëndisë, Mesia, Shpëtimtari? A ju kujtohet se /farë u tha për Even, “nënën e net ë gjithëve,” si/ e quan Bibla? Se si ajo shijoi parajsën e vërtetë, se si u krijua nga ana apo brinja e Adamit për të qenë ndihmësja e Tij? A ju kujtohet se si edhe pse mëkati hyri në këtë botë, Perëndia nuk e la njerëzimin pa shpresë, por I premtoi një farë shpëtuese dhe fitimtare tek Zanafilla 3:15?

Sarah është gjithashtu një figurë tepër e rëndësishme dhe në fakt kryesore e Dhiatës së Vjetër. Ajo jo vetëm që është së pari, jo vetëm femra e parë që në Dhiatën e Vjetër përmendet si një që I besonte dhe ecte në frikën e shëndetshme të Perëndisë, por ajo është e vetmja që përmendet dy herë nga Fryma e shenjtë në Dhiatën e Re si një grua besimi dhe bindja e së cilës na predikohet si një shembull për tu ndjekur, veçanërisht në funksionin e saj si një grua e martuar. Por përpara se të lexojmë ato dy pasazhe të Dhiatës se Re, le ta njohim Sarën ashtu si/ na e përshkruan Dhiata e Vjetër. Ajo na është prezantuar në të si Sarai që përkthehet “princesha ime.”

Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut. 30 Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë. (Zan. 11:29-30)

Abram, që më vonë do të quhej Abraham ishte bashkëshorti I Sarait, dhe gjeja e parë që na vë në dukje Dh.Vjetër është që Sarai nuk mund të lindë fëmijë. Gjithashtu tek zanafilla ne mësojmë që ajo shumë shpejt fiton aftësinë përshtatjes ndaj thirrjes që merr Abrami nga Perëndia dhe situatave në të cilat Perëndia I vendos ata të dy. Abrami u thirr nga Perëndia me këto fjalë “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj” (Zan. 12:1). Le të lexojmë disa nga ngjarjet e veçanta që u ndodhën Sarait dhe Abramit gjatë një prej udhëtimeve të tyre.

“Por në vend pati zi buke dhe Abrami zbriti në Egjipt për të banuar, sepse në vendin e tij ishte zi e madhe buke. 11 Por ndodhi që kur po hynin në Egjypt ai i tha Sarajt, gruas së tij: “Ja, unë e di që ti je një grua e pashme; 12 dhe kështu kur Egjiptasit do të të shohin, kanë për të thënë: “Kjo është gruaja e tij”; do të më vrasin mua, por do të lënë të gjallë ty. 13 Të lutem thuaj që je motra ime, me qëllim që mua të më trajtojnë mirë për shkakun tënd, dhe jeta ime të shpëtojë për hirin tend.” (Zan. 12:10-13).

Çfarë mund ti ketë shkuar Sarait nëpër mend? A rendonte mendja e saj nga mos-shpallja e të vërtetës, që ata të dy ishin të lidhur me besëlidhjen e martesës? A e mendonte ajo rrezikun e mundshëm të avancimeve seksuale nga një mashkull tjetër? Abrami, duke e kuptuar bukurinë e gruas së tij, pat harruar përkohësisht premtimet e Perëndisë dhe I frikësohej forcës së Faronit që ishte vec një njeri. Sarai nga Ana tjetër I bindet Abramit dhe merret nga njerëzit e Faronit për tu përgatitur si një prej femrave ë haremit të Faronit. Në këtë kontekst ne duhet të kuptojmë që edhe pse Abrami qe I thirrur nga Perëndia, ai është ende një njeri që po mësonte se si të besonte dhe se si ti bindesh Perëndisë dhe Fjalës së tij, ndërsa Sarai po mësonte se si ti bindej Abramit si bashkëshort dhe kreun e familjes. Duhet të ketë qenë shumë e vështirë për Sarain të shikonte se si burri I saj abandoni rolin e tij të dhënë nga Perëndia si një që duhej ta dashuronte dhe mbronte atë. Por, gjithashtu në këtë histori ne mësojmë që ka një më të lartë se sa bashkëshorti I saj që do ta donte atë dhe që kurrë nuk do ta braktiste atë – dhe tek sa ajo I bindej Perëndisë, Perëndia I erdhi në ndihmë për ta shpëtuar madje edhe një një mënyrë mbinatyrore!

Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësira të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit. (Zan. 12:17)

E dashur motër, si një bashkëshorte apo si një motër, vjen gjithmonë një kohë kur bashkëshorti apo vëllai juaj do të bjerë në mëkat e gabim, e megjithatë është përgjegjësia juaj që pavarësisht nga kjo, ju duhet ti bindeni Perëndisë duke ju bindur bashkëshortit apo babait apo vëllait tuaj për aq kohë sa ai nuk ju kërkon që ju të mëkatoni. Përkushtojani rrugët tuaja Perëndisë dhe ai do të kujdeset për ju. Thirrja jonë nga Perëndia është që ti japim bindje dhe nderim kreut tonë jo sepse ata janë më shumë apo më pak të perëndishëm, por hir të lavdisë së Perëndisë. Ne nuk duhet tu bindemi burrave tonë pasi ta ndjejmë që duhet tu bindemi aty, apo pasi kemi ndjesinë që burrat takë mund të kenë të drejtë për di/ka. Bindja jonë nuk ofrohet sepse ndjehemi një një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, përndryshe mund të përfundoni që të bindeni radhë herë, dhe do të humbi ato bekime që vinë nga Perëndia si pasojë e bindjes. Vetëm atëhere juve do tju jepet rasti që të shikoni dorën e Perëndisë në jetën tuaj dhe ndërhyrjen e tij në ndihmën tuaj. Dëgjoni se çfarë thanë apostujt për Sarën në Dhiatën e Vjetër, dëgjoni se si ajo në jepet si shembull për tu ndjekur nga Apostulli Pjetër tek 1 Pjet. 3:4-6:

“por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë. 5 Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë, duke iu n
ënshtruar burrave të tyre, 6 ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur “zot”; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë.”

Të quajturit e bashkëshortit Zot ishte një shprehje orientale e respektit dhe nënshtrimit. Mbani mënd, që ashtu si Perëndia u kujdes për Sarain, ashtu ai do të kujdeset edhe për ju në çdo rast, madje edhe në situatat e vështira të jetesës me një burrë apo baba jobesimtar.

Ok. Pasi dikush lexon Zan 12, mund të mendojë se Abrami mësoi nga gabimet e tij dhe se në kapitujt që vijojnë ai reagon ndryshe përpara vështirësive. Jo! Lexojmë në kapitullin e 20 të Zanafillës që Abrami vihet para të njëjtës situatë me Mbretin Gerar. Abrami reagon në të njëjtën mënyrë se si reagoi përpara Faronit, Sarai reagon përsëri në bindje dhe nderim të dëshirave të burrit të saj, dhe Perëndia i tyre edhe një herë vjen në ndihmë të Sarait dhe Abramit. Në të dyja këto raste, Sarai del nga situata me ndihmën e Perëndisë e pa prekur dhe e pa lënduar.

Skena tjetër në të cilin ne e shikojmë Sarain është në marrëdhëniet e saj me Hagarin. Mbani mend që Sarai është ende pa fëmijë por në këtë moment në historinë Biblike ajo me të shoqin janë në një besëlidhje me Perëndinë i cili u pat premtuar atyre që do ti bekonte me një pasardhje të shumë.

Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: “Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh”. 2 Po Abrami i tha: “Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?”. 3 Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: “Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im”. 4 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: “Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt”. 5 Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: “Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh”, pastaj shtoi: “Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu”. 6 Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë. (Zan. 15:1-6)

Në këtë pasazh lexojmë se si pasi Sarai e bindi Abramin i dha atij shërbëtoren e saj Egjiptiane me shpresën që Abrami nuk do të ngelej pa fëmijë. Hagar do ti lindte Abramit Ishmailin, por lindja e këtij djali nuk do ti ndreqte gjërat por do ti përkeqësonte ato ndërmjet Sarait dhe Hagarit. Si rezultat, Hagari keqtrajtohet nga Sarai dhe më pas përjashtohet e flaket jashtë prej saj. Muajin tjetër ne do të studiojmë më afër figurën e Hagarit dhe të disa personazheve të tjerë biblike të një rëndësie me të vogël në Bibël. Por, le të studiojmë më tej se cfarë perëndia kishte ruajtur për Sarain.

Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: “Përsa i përket Sarajt, gruas sate, mos e quaj më Saraj, por emri i saj do të jetë Sara. 16 Dhe unë do ta bekoj dhe do të bëj që ajo të të japë edhe një bir; po, unë do ta bekoj dhe prej saj do të lindin kombe; mbretër popujsh do të dalin prej saj”. 17 Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi; dhe tha në zemër të tij: “A do të lindë vallë një fëmijë nga një njeri njëqindvjeçar? Dhe do të lindë Sara që është nëntëdhjetë vjeç?”. 18 Pastaj Abrahami i tha Perëndisë: “Vaj medet, që Ismaeli të mund të jetojë para teje!”. 19 Por Perëndia u përgjegj: “Jo, por Sara gruaja jote do të lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhësit e tij. (Gen 17:15-19)

Sarai tani thirret Sarah, që do të thotë “Princesha” dhe jo më “një Princeshë.” Emri i saj i parë i referohet origjinës së saj aristrokate. Emri i saj i dytë është emri që ju dha nga besëlidhja e bërë me perëndinë dhe i referohet farës mbretërore që do të dilte prej saj dhe që realizohet plotësisht me lindjen e Jezusit Mbret. Sa më shumë hir dhe mëshirë të marrë dikush nga Perëndia, aq më shumë duket ky person që ta shikojë veten me përulje, por Sarah ende nuk e kupton se çfarë fati i ka ruajtur Perëndia për të. Le të shikojmë se si reagon ajo nga deklaratave që vetë Krishti, Personi i dytë i Trinitetit i bëri asaj në prezencën e dy engjëjve.

Pastaj ata i thanë atij: “Ku është Sara, gruaja jote?”. Abrahami u përgjegj: “Éshtë atje në çadër”. 10 Dhe ai tha: “Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti në po këtë kohë; dhe ja Sara, gruaja jote, do të ketë një djalë”. Dhe Sara dëgjonte në hyrje të çadrës, që ishte prapa tij. 11 Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, në moshë të kaluar, dhe Sara nuk kishte më të përmuajshmet e grave. 12 Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: “Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?”. 13 Dhe Zoti i tha Abrahamit: “Pse qeshi vallë Sara duke thënë: “A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?”. 14 A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir”. 15 Atëherë Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha”, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!” (Zan. 18:9-15)

Këtu lexojmë se Sarah sapo kishte gatuar çfarë Abrahami kishte dëshiruar për këta tre vizitorë tepër të veçantë. Në këtë moment ajo dëgjon nga prapa perdes së tentës që i ndante deklaratën më të pabesueshme. Perëndia që i njeh të tëra mendimet e zemrave të njerëzve e dinte që Sarah qeshi në mënyrë mosbesuese duke vënë në dyshim vërtetësi
në e premtimeve te Perëndisë. Në këtë moment dikush mendon: Por përse dhiata e Re e rendit Saran si një grua besimplotë? Pasi Mesazheri i Perëndisë e qortoi atë, ajo e hodhi pas vetes mosbesimin e saj dhe duke u mbështetur plotësisht në premtimet e Perëndisë e quajti atë Besnik. Sarah me të vërtetë do të binte shtatzënë dhe do të lindte Isakun kur ajo do të ishte 90 vjeçe. Tani ajo qesh plot gëzim dhe falënderim për shkak të hirit dhe mëshirës së pamerituar të Perëndisë. Për këtë arsye, të sigurte në besnikërinë e Perëndisë ne lexojmë këto fjalë tek Hebrenjve 11:

Me anë të besimit edhe vetë Sara, ndonëse e kishte kaluar moshën, mori fuqi të bëhet me barrë dhe të lindë, sepse e konsideroi besnik atë që i kishte bërë premtimin. (Heb 11:11)

Sa shpesh i vëmë në dyshim premtimet e shumta të Perëndisë tonë besnik ashtu sic bënte edhe Sarah. A besoni që ai ju ka premtuar jetën e përjetshme, hir të mjaftueshëm për çdo situatë në këtë botë, fuqi për këtë jetë, prezencën e tij të përjetshme, bukën tuaj dhe mëshirën e përditshme. A e dini; bibla përmban rreth 8.000 premtime. Ai që ka premtuar është besnik – Heb 10:33. Si edhe Sarah, përqafoni mundësinë që ju jepet për të vënë në punë besimin tuaj, duke e parë kështu që të rritet. Mos u trembni nga qortimet apo disiplinimet e Perëndisë pasi ato burojnë nga dashuria e Perëndisë për të mirën tonë.

Le të vijmë së fundi tek fundi i jetës së Sarës në këtë tokë. Zan 23 na tregon që ajo jetoi 127 vjet, dhe që është e vetmja moshë e një femre e regjistruar në bibël. Abrahami kurrë nuk flet për gratë e tjera të tij si flet për Sarën. Edhe pse Sara pati momentet e saj të dobësisë dhe rënies në mëkat, Perëndia prodhoi besim në zemrën e saj, duke na e bërë dhe dhënë atë si një model të besimit dhe bindjes për të tëra femrat e Krishtera. Si rrjedhim, Sarah është me të vërtetë nëna e një kombi të madh, nëna e të gjithë besimtarëve.