• on 11/05/2017

Psalmi 3 per këndim

  • Psalmi në audio. Zbrite këtu (me right click).

O Zot, sa’t shumt’ armiqt’
që ngrihen kundra nesh
shum’ thon’ se s’ka shpëtim për ne
në gji të Perëndisë!

Por ju o Zot mburoj’,
lavdija jonë je,
kur t’thirrëm Zot u përgjigje
nga mali yt i shenjt’.

Un’ rash e fjeta qetë,
pastaj u zgjova prapë
se Zoti më përkrah s’kam frikë
nga mizërit’ përqark.

Çohu Zot na shpëto,
o Perëndia yn’,
shpëtimi i takon Zotit,
Kishës jepi bekim.

Teksti përshtatur nga Albert J. Kona, 2011
Muzika SOUTHWELL S.M. nga William Daman, 1579