Pashka 2017

JAVA E SHENJTË DHE PASHKA 2017

“Krishti e deshi kishën dhe e ka dhënë veten e Tij për të” – Efesianëve 5:25

Bashkohuni me ne ndërsa udhëtojmë përmes ngjarjeve jetë-ndryshuese të Javës së Shenjtë. Kjo javë fillon me Të Dielën e Palmave, vazhdon me Të Enjten e Urdhëresës së Madhe, më pas me Të Premten e Mirë, dhe kulminon me të Dielën e Pashkës. Përgjatë këtyre shërbesave, ne do të reflektojmë mbi ngjarjet që i përkasin hyrjes triumfale të Krishtit në Jerusalem, tradhtimi, arrestimit dhe kryqëzimit të tij, dhe së fundi do të ngazëllohemi me mesazhin Ngjalljes së Tij nga vdekja. Katër shërbesat e planifikuara për këtë javë kanë për qëllim që të gjithë ne, të rritur e fëmijë, burra e gra, të meditojmë e reflektojë mbi atë se çfarë Krishti bëri për ne në Kryq.

Kalendari i Javës së Shenjtë

E Diela e Palmave – 9 Prill, 10 AM

Java e Shenjtë fillon me të Dielën e Palmave. Kjo shërbesë feston atë që njihet si “Hyrja Triumfale”. Kjo është hyrja e Krishtit në Jerusalem, mbi një kërriç gomari, duke përmbushur kështu profecinë e Zakarias 9:9. Jezusin doli që ta përshëndeste i tërë populli i Jerusalemit si mbretin e tyre, Mesinë e pritur prej aq shumë kohësh.

E Enjte e Mandatit – 13 Prill, 6 PM

Termi vjen nga bibla në latinisht. Mandatum-Mandati apo Urdhërimi është fjala e parë e vargut “Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin” (Gjoni 13:34), e dhënë nga Jezusi në dhomën e sipërme. Kjo shërbesë që zakonisht përmban edhe Darkën e Zotit, mediton mbi ngjarjes e asaj dite, veçanërisht mbi fjalët, urdhëresat, dhe veprimet e Krishtit në atë natë të fundit përpara tradhtimit, arrestimit dhe kryqëzimit.

E Premtja e Mirë – 14 Prill, 6 PM

Në atë ditë, Zoti dhe Shpëtimtari ynë shkoi në Kryq. Një natë më parë ai kishte institucionalizuar Darkën e Zotit, u lut me djersë të përgjakta në Kopshtin e Gjetsemanesë, u tradhtua me një puthje nga Juda. Më pas atë e gjykuan dhe e gjetën të pafajshëm, e rrahën dhe e torturuan, e dënuam me vdekje në kryq sepse turma votoi para Pilatit “Kryqëzojeni, kryqëzojeni.” Shërbesa e së premtes është një shërbesë meditimi, lutjesh e reflektimi mbi gjëmën e madhe të mëkatit tonë, dhe të dashurisë madhështore të Zotit tonë për ne. Përpara se të ndrinte drita e mëngjesit të ngjalljes, ishte ngrysja dhe errësira e ditës së kryqit, ku të gjitha ngjarjet djallëzore vepronin nën providencën e Perëndisë për një qëllim madhështor. Në atë ditë kur errësira dhe mëkati dukej se po fitonte, Perëndia po përmbushte planin e tij të shpëtimit tonë.

E Diela e Ngjalljes – 16 Prll, 10 AM

Mëngjesi i Ngjalljes! Ne do ta mbyllim Javën e Shenjtë me festimin e ngjalljes së Krishtit nga vdekja e varri, momentin më I rëndësishëm dhe vendimtar i tërë historisë së njerëzimit. Këtë ditë ne do ta festojmë së bashku me Kishën Presbiteriane të Tiranës dhe me Kishën e Reformuar të Spitallës. Pastor Berti i Kishës së Reformuar të Durrësit do të përcjellë mesazhin e ngjalljes, ndërsa Pastor Beniltoni i Kishës Presbiterianë të Tiranës do të drejtojë adhurimin. Festimi do të vazhdojë me një kohë miqësie dhe dreke të përbashkët në ambientet e kishës në Durrës.

Kontakti & Vendodhja

``Sepse nuk kemi këtu qytet të përhershëm, por kërkojmë atë që ka për të ardhur.`` - Hebrenjve 13:14
Kisha e Reformuar Ungjillore Durrës
Lagja 5, Rruga Kadri Pirro, Nr. 46, Durres.
pastori@kishareformuardurres.org
+35552200256 - +355675680089
http://www.kishareformuardurres.org
Ndihmesë:
Ndodhemi tek rrugica përballe ish-Rajonit te Policisë, godina e parë në të djathtë sapo futesh në rrugicë, kati i parë.

Mesazhi i Pashkës

Predikime të mëparshme mbi Javën e Shenjtë