Në Shërbim të Tjetrit

  • on 30/01/2018

Në Shërbim të Tjetrit

Apostulli Pjetër tha:

“Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumë-anshëm të Perëndisë” (1 Pjetrit 4:10).

Perëndia i ka dhënë çdo të krishteri një dhunti frymërore dhe ai duhet të përdoret për t’i shërbyer të tjerëve. Më poshtë po rendis katër arsye për t’i shërbyer të tjerëve:

 

Ne jemi të krijuar për ti shërbyer të tjerëve

Efesianëve 2:10 thotë se:

“Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.”

Perëndia e planifikoi shërbimin tonë madje para se të lindnim. Nëse nuk u shërbejmë të tjerëve, ne refuzojmë arsyen pse u krijuam, rebelohemi ndaj Perëndisë, dhe humbasim arsyen e ekzistencës tonë.

Kur i shërbejmë të tjerëve, ne tregojmë e provojmë se vërtetë i përkasim Krishtit.

Romakëve 7:4 thotë se ju u shpëtuat që “të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t’i japim fryte Perëndisë.”

Shërbimi ynë ndaj të tjerëve tregon se ne i përkasim Krishtit. Shërbimi i të tjerëve është dëshmi e identitetit tonë si anëtarë të familjes së Perëndisë.

Ne i shërbejmë Perëndisë duke i shërbyer të tjerëve

Kolosianëve 3:23–24 thotë:

“Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit, 24 duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.”

Një mënyrë që tregojmë shërbimin tonë ndaj Perëndisë është duke u shërbyer të tjerëve. Perëndia dëshiron që fëmijët e tij t’i shërbejnë njëri-tjetrit në familjen e Perëndisë.

Ne i detyrohemi Perëndisë në çdo gjë.

Romakëve 12:1 thotë,

“O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mençur.”

Ne jemi marrësit e mëshirës së Perëndisë. Ne merituam zemërimin e tij, por morëm mëshirë në vend të kësaj. Për shkak të mëshirës së Zotit, i detyrohemi gjithçka, duke përfshirë edhe shërbimin tonë.

Në këtë vit të ri të shërbesash, unë dëshiroj të inkurajoj çdo anëtar të Kishës së Reformuar në Durrës për t’u përfshirë në ndonjë prej shërbesave të kishës, jo në mënyrë pasive si spektator por në mënyrë aktive si shërbenjës. Kemi shumë arsye për ti shërbyer njëri-tjetrit në kishë.