Kush Jemi?

Mirë se vini në hapësirën tonë dixhitale!

``Të njohim Krishtin & Ta bëjmë Krishtin të njohur.``

Kisha e Reformuar Durrës është një bashkësi besimtarësh të Krishterë të cilët duan, adhurojnë dhe i shërbejnë Perëndisë Triune në emër të Zotit Jezus Krisht pasi ishte Ai i pari që na deshi ne. Për këtë arsye ne ekzistojmë për lavdinë e Perëndisë dhe për të ofruar dhe shtrirë fuqinë transformuese të Ungjillit të Perëndisë në këtë qytet dhe kudo. Ne jemi një Kishë e Krishterë, Ungjillore apo Protestante e Reformuar.

Me termin Ungjillore ne kuptojmë që ne jetojmë dhe i shpallim botës Lajmin e Mirë, Ungjillin (fjala Ungjill vjen nga Greqishtja e vjetër që do të thotë “një lajm gëzim-dhënës”). Lajmi është fakti historik i provuar dhe i patjetërsueshëm që Krishti erdhi për ti paguar Perëndisë borxhin që të gjithë ne i kemi Atij për shkak të mëkatit tonë; fakti që me ngjalljen e Tij nga vdekja Krishti vërtetoi të gjitha deklaratat e Tij mbi Personin e vet, mbi veprën që Ai kishte kryer për ne; që kushdo që beson në Perëndinë përmes Krishtit do të marrë përfitimet shpirtërore për të cilat i gjithë njerëzimi vuan, madje do të përfitojë edhe vetë prezencën dhe miqësinë e Perëndisë; si dhe që kushdo që nuk do të gjendet i fshehur në drejtësinë e gjakut të derdhur të Krishtit në kryq do të përjetojë vetëm zemërimin e Perëndisë përgjithnjë.

Me termin Reformuar deklarojmë se qëndrojmë në vazhdën dhe traditën e Protestantizmit historik të shekullit të 15 dhe 16. Reformacioni dhe mësimet e saja ishin stadi më i lartë, më i pasur dhe më pastër i mësimit Biblik dhe aplikimit të saj në të gjitha sferat e jetës së besimtarit dhe kombit, qofshin ato shpirtërore, sociale, ekonomike apo politike. Ne besojmë që Perëndia, Krijuesi i kësaj gjithësie sundon Sovran mbi të në të gjitha aspektet e saj. Nuk ka asnjë centimetër katrore në këtë univers mbi të cilin Perëndia nuk vë gishtin e Tij dhe thotë: “Kjo më përket mua!”

Lexues, është dëshira dhe privilegji ynë që t’ju shërbejmë me këtë Ungjill në çfarë do lloj mënyre që të kemi mundësi. Shpresoj që informacioni që do të gjeni në këto faqe do t’ju nxisë dhe afrojë edhe më pranë me Perëndinë që të gjeni kënaqësinë supreme në të, pasi Ai është qëllimi ynë në jetë, arsyeja e ekzistencës tonë, dhe burimi i të gjitha bekimeve dhe mirësive në këtë jetë nëse gjendemi në të përmes besimit në Jezus Krisht.

Ne ju ftojmë që të na kontaktoni përmes postës elektronike apo telefonit. Por ne ju ftojmë mbi të gjitha që të vini dhe ta adhuroni Perëndinë së bashku me ne. Vini re për këtë qëllim listën e aktiviteteve të javës duke ju vënë në dukje se shërbesa e Adhurimit çdo të diel në mëngjes ora 10.00 është pika kulmore e javës dhe e jetës shpirtërore të besimtarit të Krishterë. Perëndia na ka krijuar dhe thirrur që ta adhurojmë Atë bashkërisht.

Me dashuri,

Pastor Albert J. Kona

Informohu më tej

Besimi Ynë
Lexo më tej...
Misioni Ynë
Lexo më tej...
Shërbesat Tona
Lexo më tej...

Drejtuesit Tanë

``Do t'ju jap pastaj barinj sipas zemrës sime, që do t'ju kullosin me dije dhe dituri.`` - Jeremia 3:15

Aktiviteti i Radhës

Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë. - Romakëve 10:17
9 Apr, 2017
Shkolla e së Dielës
  • Sunday, 11:00 am - Sunday, 12:00 pm
  • Rruga Kadri Pirro, Durrës, Durrës County, Shqipëria
00
days
00
hours
00
mins
00
secs