Katekumeni

divines

Katekumeni është gazeta dishepullizuese e Kishës Reformuar Durrës. Katekumen vjen nga Greqishtja e Dhiatës së Re që i referohet nxënësit që po dishepullizohet e përgatitet për ti dëshmuar Kishës dhe botës besimin e tij apo të saj në Krishtin Jezus. Kjo është arsyeja e parë përse kjo gazetë është quajtur katekumeni. Arsyeja e dytë për këtë titull ka të bëjë me standardin apo kanunin e Kishës. Ç’farë kjo kishë beson është e përmbledhur dhe artikuluar në disa dokumente historikë të Reformacionit Evropian të shekullit 17-të. Ato quhet Standardet e Westminsterit dhe u shkruan nga 1642 – 1646 në sallën Westminster në Londër nga teologët më solidë dhe më të përgatitur që Evropa ka prodhuar. Këto dokumente janë Rrëfimi i Besimit Westminster (RBW), Katekizma e Shkurtër Westminster(KSW), dhe Katekizma e Zgjeruar Westminster (KZW). Qëllimi i kësaj gazete teologjike është dishepullizimi i besimtarëve duke përdorur kryesisht Katekizmin e Shkurtër të Westminster. Katekizmi i Shkurtër i Westminster përmban 107 pyetje dhe përgjigj. Cdo artikull i kësaj faqeje ka për qëllim shtjellimin e cdonjërës prej tyre.

PERMBAJTJA E LENDES

Pyetja 1: Cili është synimi përfundimtar i njeriut?

KSW 2: Çfarë standardi na ka dhënë Perëndia për të na drejtuar si ta lavdërojmë dhe të gjejmë kënaqësinë në Të?