• on 05/04/2017

Katekizmi i Ri # 13

Katekizmi

A mund ta zbatojë ndokush ligjin e Perëndisë në mënyrë të përsosur?

Qysh prej rënies në mëkat, asnjë qenie njerëzore nuk ka qenë në gjendje ta zbatojë ligjin e Perëndisë në mënyrë të përsosur por në mënyrë të vazhdueshme e shkelim atë me mendime, fjalë dhe vepra.

Vargu Biblik – Romakëve 3:10–12

“Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.” Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.

 Komentari

Udhëtari që përballet me një stuhi të furishme, me shiun dhe bubullimat menjëherë kërkon një shtëpi, një strehë apo të futet poshtë një peme gjithsesi kjo gjë nuk e bën që të braktisë udhëtimin e tij pasi sapo ka mbaruar stuhia ai kthehet në shtegun e tij dhe ecën përpara. Kështu ndodh edhe me njerëzit nën skllavërinë e mëkatit: ata përballen me stuhinë e ligjit, me bubullima dhe vetëtima nga qielli, kjo gjë i tmerron dhe i pengon në udhën e tyre; për një farë kohe kjo gjë largon nga shtegu që janë duke ndjekur; ata i kthehen lutjes apo ndryshimit të jetës, ata kërkojnë një lloj strehe nga stuhia e frikshme e zemërimit në ndërgjegjen e tyre. Por a heqin dorë nga udhëtimi i tyre? A ndryshojnë parimet e tyre? Aspak, menjëherë sapo stuhia të ketë mbaruar ata i kthehen shtegut të tyre të vjetër për t’i shërbyer sërish mëkatit.

Le të mos mendojmë kurrë që beteja jonë kundër mëkatit, për ta kryqëzuar, vrarë dhe nënshtruar ka marrë fund. Vendbanimi i mëkatit është i paimagjinueshëm dhe atëherë kur mund të mendojmë që e kemi fituar plotësisht betejën ende ka forca të cilat nuk i kishim dalluar dhe madje nuk e kishim idenë për to. Shumë fitimtarë janë rrënuar prej pakujdesisë së tyre pas fitores; shumë janë lënduar nga ana frymërore pas suksesesh të madha kundër këtij armiku… Nuk është e mundur për ne që ta demaskojmë mëkatin në strofkat e tij të paimagjinueshme nëse nuk jemi vazhdimisht duke duke e ndjekur këmba këmbës për ta asgjësuar plotësisht.

Gjon Ouen (John Owen, 1616–1683). Teolog Puritan Anglez. Ouen shkoi të studionte në Universitetin e Oksfordit në moshën 12 vjeçare, fitoi doktoraturën në moshën 19 vjeçare dhe u bë pastor në moshën 21 vjeçare. Vite më vonë ai u caktua nën President i Universitetit. Ai predikoi në parlamentin Anglez një ditë pas ekzekutimit të Mbretit Çarls I duke e plotësuar këtë detyrë pa iu referuar direkt ngjarjes së një dite më parë. Gjon Ouen shkroi shumë vepra voluminoze ku përfshihen edhe trajtime historike për fenë dhe disa studime për Frymën e Shenjtë.

Video Instruktuese

Lutja

Zoti dhe Sovrani ynë, Ti që quhesh Emanuel, nga buzët e tua del hir, Ty të përkasin mëshira dhe falja edhe pse ne jemi rebeluar kundër Teje. Ne që nuk jemi më të denjë të quhemi shërbëtorët e Tu të përgjërohemi që t’i fshish shkeljet tona. Ne e pranojmë që për shkak të tyre Ti mund të na braktisësh, por të lutemi mos e bëj këtë gjë për hir të emrit tënd. Nuk kemi as urtësi, as fuqi dhe asgjë që mund ta quajmë tonën përveç mëkatit dhe trupit. Ki mëshirë për ne o Zot. Ku mëshirë.

Gjon Bunian (John Bunyan, 1628–1688). I njohur me nofkën kallajxhiu i Elstou, Buniani përjetoi një kthim dramatik në besim dhe u bë një prej predikuesve më të njohur Puritanë. Ndërsa popullariteti i tij u rrit ai u bë gjithnjë e më tepër një shënjestër për shpifje dhe akuza gjëra të cilat më në fund e çuan në burg ku edhe shkroi veprën e tij më të njohur e cila është botuar edhe në gjuhën shqipe Rruga e Shtegtarit në vitin 1678.