• on 06/05/2008

Hyrje – Atributet e Perendise

” Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie”.

      “Kështu thotë Zoti: “I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij. Por kush lavdërohet të lavdërohet me këtë: të ketë gjykim dhe të më njohë mua, që jam Zoti, që bëj mirësinë, ushtroj të drejtën dhe drejtësinë mbi tokë; sepse kënaqem me këto gjëra”, thotë Zoti” (Jobi 22:21). Një njohje frymërore dhe shpëtuese e Perëndisë është nevoja më e madhe që ka çdo krijesë njerëzore.

      Themeli i tërë njohjes së vërtetë së Perëndisë duhet të jetë një kuptim i qartë mendor i përsosjeve të Tij siç është zbuluar në Shkrimin e Shenjtë. Nuk mund t’i besosh një Perëndie të panjohur e as nuk mund t’i shërbesh e ta adhurosh. Në këtë libërth janë bërë përpjekje që të paraqesim disa prej përsosmërive kryesore të natyrës hyjnore. Që lexuesi të përfitojë me të vërtetë nga leximi i faqeve pasuese, ai duhet t’i lutet seriozisht dhe me ngulm Perëndisë që t’i bekojë ato për të e ta zbatojë të vërtetën e tij në ndërgjegjen dhe zemrën e tij, që, si rrjedhim, jeta e tij të shndërrohet.

      Ne na duhet më shumë se një njohje teorike e Perëndisë. Perëndia i zbulohet vërtet shpirtit ndërsa i dorëzohemi e i nënshtrohemi autoritetit të tij dhe i sistemojmë të gjitha detajet e jetëve tona sipas urdhërimeve të tij të shenjta.

      “E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë” (Osea 6:3).

      “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime” (Gjoni 7:17).

      “Por populli i atyre që njohin Perëndinë e tyre do të tregojë qëndresë dhe do të veprojë”. (Dan. 11:32).