Studimet e Grave

  • on 06/05/2008

Hagari

Nga Studimi Mujor i Grupit te Grave

Hagar_Ishmael           Edhe pse ne e kemi përmendur Hagarin kur studiuam Sarën, sot ne do të fokusohemi plotësisht mbi të pasi ajo është një përsonazh që kërkon vëmendjen tonë për shkak të disa aplikimeve të rëndësishme për jetën tonë. Në këtë studim ne do të mësojmë veçanërisht për planin e Perëndisë për popullin e Tij përmes diskutimit që Dhiata e re i bën marrëdhënies Sarah – Hagar. Por, më parë le të lexojmë se si Dhiata e Vjetër na e prezanton Hagarin tek Zanafilla 16.

Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar. Zanafilla 16:1

Pra, Hagari është skllavia egjiptiane e Sarës, dikush që do të ketë qënë dikushi për sytë e sarës për arsye që do ti zbulojmë më poshtë. A e mbani mend premtimin që Perëndia i bëri Abrahamit? Një komb i madh do të vi nga fara e tij, fëmija i premtimit. Por çfarë bën Sarah kur shikon që nuk i është dhënë ende përmbushja e premtimit nga Perëndia?

2 Kështu Saraj i tha Abramit: “Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj”. Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt. 3 Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit. 4 Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj. Zanafilla 16:3-4

Këtu lexojmë se si rezultati i mëkatit është mëkat, apo që mëkati të zhyt më thellë në mëkat. Këtu shikojmë jo vetëm që Abrahami dhe Sara nuk i kanë besuar protfuqishmërisë së Perëndisë dhe premtiveve të Tij, por në përpjekje për të ndihmuar Perëndinë në përmbushjen e premtivete të tij ndaj tyre, së bashku me Hagarin dhunojnë vullnetin e Perëndisë për martesën dhe jetën martesore ndermjet një burri dhe një gruaje. Ata po përpiqen që me forcat e tyre dhe përmes metodave të mishit ata po përpiqen që të fitojnë realizimin e premtimeve të Perëndisëqë ju bënë në frymë dhe nga hiri Sovran i Tij. Por tani që Hagari është shtatzënë, si reagon reagon ajo? Ajo nuk mban më qëndrimin e një skllaveje, por sillet me përbuzje me Sarën. Proverbat 30 përmbushet në rastin e Hagarit: “21 Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë: 22 një shërbëtor kur bëhet mbret … dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.” Hagari e shikon Sarën me përbuzje në çdo aspekt si dikush që duhet mallkuar e që nuk ka arsye të ekzistojë. Sa herë e gjejmë ne veten tonë duke menduar afërsisht të njëjtat mendime? Sa herë e konsiderojmë veten tonë shumë më lart nga të tjerët për shkak të positës, eksperiencës, përjetimeve apo arritjeve tona në jetë, që ne në fakt i kemi dhuratë nga Perëndia ynë? Por si e trajton Perëndia mëkatarin. Nëse do të ishit Sara, si do të reagonint nga Hagarit dhe përbuzjes së saj?

5 Atëherë Saraj i tha Abramit: “Përgjegjësia për fyerjen që m’u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje”. 6 Abrami iu përgjegj Sarajt: “Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç’të duash”. Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj. Zanafilla 16:5-6

Tani ne shikojmë që Hagari është arratisur si për shkak të trajtimit të egër të pronares së saj. Pasi ka provokuar Saran me mëkatin e saj, tani Hagari zhytet edhe më tej në mëkat, rrezikon jetën e saj në shkretëtirë, dhe i largohet detyrës së saj si shërbëtorja e Sarës. Mëkati shpirtëror gjithmonë sjell konsekuenca fizike (Numrat 32:23 Dhe në qoftë se nuk veproni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Zotit; dhe të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t’ju gjejë). Mendoni për veprimet tuaja dhe se ku ju kanë sjellë ato. Mendoni për mendimet, fjalët dhe veprimet tuaja, se si ato kanë lënduar ata përreth jush, se si kanë ofenduar Perëndinë dhe se si kanë lënë efektin e tyre në jetën tuaj duke ju lënë më faj në ndërgjegje, me me kujtime që ju ndjekin, dhe madje edhe ndonjëherë me depresione të gjitha me rrënjën në refuzimin tuaj për ti besuar sovranitetit të Perëndisë. Hagari shumë shpejt kuptoi gabimin e zgjedhjes së vet pasi qortimit të butë të Perëndisë dhe urdhrit të tij për tju nënshtruar Sarës. Hagari mori mëshirë dhe dashuri nga Perëndia, dhe kjo shihet në faktin se Perëndia kishte një plan të përcaktuar për jetën e saj.

7 Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit, 8 dhe i tha: “Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?” Ajo u përgjigj: “Po iki nga prania e zonjës sime Saraj”. 9 Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: “Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj”. 10 Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: “Unë do t’i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh”. 11 Engjëlli i Zotit i tha akoma: “Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd; 1
2
ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij”. 13 Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: “Ti je El-Roi”, sepse tha: “A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?”. 14 Prandaj ai pus u quajt “Pusi i Lahai-Roit”. Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit. 15 Kështu Agari i lindi një djalë Abramit; dhe Abrami i vuri djalit që Agari kishte lindur emrin Ismael. 16 Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin. Zanafilla 16:7-16

Tani Hagari me përulje admiron mëshirat e Perëndisë dhe premtimet e Tij për dikë kaq të pavlefshme për këto mëshira sa ajo. Vetëm të mendosh për pasardhjen e saj përmes Ismaelit. Ajo tani gëzon në Perëndinë e saj i cili ka dëgjuar lutjet e saja dhe ka parë vuajtjen e saj, pasi emri Ismail do të thotë “Perëndia dëgjon.” E megjithatë, interesante do të ishte të dinim mendimet e fshehta të saj teksa merrte premtimin dhe profecinë e Perëndisë se fara e saj dhe kombi që do të vinte prej tij nuk vinte për paqe por për dhunë. Sido që të jetë, për disa kohë Hagari duhet të ketë medituar dhe ëndërruar mbi mundësinë që Mesiah mund të dilte nga fara e saj. Por kjo shumë shpejt do të venitej dhe do të zëvendesohej nga shkurajimi pasi Perëndia do të përmbushte premtimet e Tij dhënë Abrahamit pa ndihmën e këtij të fundit. Abrahamit dhe Sarës do ti lindëte një djalë, Isaku.

Tani Sara pa që djali që i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte. 10 Atëherë ajo i tha Abrahamit: “Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun”. 11 Kjo gjë s’i pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij. 12 Por Perëndia i tha Abrahamit: “Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd. 13 Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt”. 14 Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas. Zanafilla 21:9-14

Këtu lexojmë se si Perëndia ndërhyn pasi Abrahami dhe Sara janë në mosmarrëveshje, Hagari dërgohet tutje dhe po kështu biri i saj. Duket që xhelozia e grave ka kaluar nga ato tek fara e tyre pasi lexojmë që Ismaeli tallet me Isakun. Por çfarë do të ndodhë me ato tani e tutje?

15 Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje. 16 Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: “Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!” Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau. 17 Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: “Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet. 18 Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh”. 19 Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit. 20 Dhe Perëndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku. 21 Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti. Zanafilla 21:15-21

Shikojmë këtu se për herë të dytë Hagari bëhet objekt i kujdesit dhe mëshirës së Perëndisë, madje ai edhe i shfaqet asajt personalisht…dhe me çfarë premtimesh madhështore! Ne gjithashtu duhet ti kthejmë sytë nga Perëndia kur gjindemi përpara sprovash të ngjashme me ato të Hagarit. Është fakt Biblik dhe historik që gruas të cilës Perëndia i Përjetshëm iu shfaq dy herë ka një vend të rëndeësishëm në historinë botërore dhe madje edhe në atë të Kishës. Hyrja e Hagarit në skenë bëhet pjesë integrale e shoqërisë njerëzore për shkak të pasardhjes së saj. Nga Ismaeli dolen të ëra fiset dhe tributë Arabe, përfshi këtu edhe Muhameti. Kështu, në fakt, e tërë forca apo furia e Islamit e ka origjinën me Hagarin, dhe për më tepër me mëkatin e Abrahamit dhe të Sarës, me përpjekjen e tyre për të ndihmuar Perëndinë dhe providencën e Tij. Përsëri e vertetë Numrat 32:23 që thotë: “Dhe në qoftë se nuk veproni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Zotit; dhe të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t’ju gjejë.” Në ironinë sovrane të Perëndisë, Perëndia përdor frytin e mëkatit të Abrahamit, besimtarëve të Dhiatës së Vjetër, popullin e Ismaelit, për të realizuar qëllimin e tij me Kishën e Dhiatës së Re. Vërtet, Perëndia është në gjendje që të përdori frytet e mëkatit tonë për qëllimet e tija, ky është një parim dhe mësim që është sa i rëndësishmëm aq edhe i rëndë për tu mbajtur e pranuar. Gjithmonë Perëndia do të realizojë planin e tij me hir apo me pahir, por problemi qëndron me ne dhe me gjeneratat që vijnë pas nesh, pasi mëkatet tona jo vetëm që do të na gjejnë ne, por ka shumë mundësi që të gjejnë edhe pasardhësit tanë. çdo mëkati ynë nuk na ndikon vetëm ne, por edhe ata që ne kemi rrotull, ata që i duam, e madje edhe fëmijët e fëmijëve tanë. Për këtë mund të flitet më shumë më pas, por për tani le ti kushtojmë vëmendje trajtimit që Dhiata e re i bën Hagarit dhe çfarë ajo përfaqëson porsa i përket përfitimeve shpirtërore dhe marrëdhënieve të islamit me premtimet e Perëndisë.

Mbani mend
këtë rregull studimi biblik: Kushtojini një kujdes tepër të veçantë trajtimit që Dhiata e Re i bën pasazheve të Dhiatës së Vjetër. Parimi i studimit Biblik është ky: Shkrimi interpreton Shkrimin. Dhiata e re, Krishti apo Apostujt e Tij na ofrojnë në Dhiatën e re interpretimin vërtetë të Dhiatës së Vjetër, dhe për këtë arsye ne do tia kushtojmë pjesën e fundit të këtij studimi galatasve 4, kapitull në të cilin Apostulli Pal, nën frymëzimin e Frymës së Shenjtë e përdor marrëdhënien e Sarës me Hagarin për të përçuar mësimin e dy besëlidhjeve nën të cilin i tërë njerëzimin ndodhet sot.

15 Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje. 16 Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: “Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!” Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau. 17 Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: “Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet. 18 Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh”. 19 Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit. 20 Dhe Perëndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku. 21 Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti. 27 Sepse është shkruar: “Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin”. 28 Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku. 29 Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani. 30 Po çfarë thotë shkrimi? “Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës”. 31 Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës. Galatasve 4:21-31

  Këtu Sarah i korrespondon apo është përfaqësese “Jerusalemit qiellor” dhe e tërë atyre që përmes besimit në Krishtin Jezus bëhen “fëmijët e premtimit” apo fëmijë të së lirës. Hagari i korrespondon apo është përfaqësuese Malit Siani në Arabi, e të tërë atyre që përpiqen të fitojnë shpëtimin dhe premtimet nga Perëndia me anë të forcave të tyre, të metodave mishore madje edhe duke shkuar plotësisht kundra popullit të Perëndisë. Fëmijët e saj, atë që përpiqen të fitojnë kështu shpëtimin quhen nga Perëndia fëmijët e skllavërisë dhe ato nuk e kanë premtimin dhe dhuratën e Mesisë. Hagari përfaqëson Besëlidhjen e Veprave ndërsa Sara besëlidhjen e Hirit Sovran të Perëndisë. Për këto dy besëlidhje ne do të mësojmë më shumë në të ardhmen. A e dini se kur Perëndia i dha lgjin e Tij popullit të Izraelit në Dhiatën e Vjetër, Israelitët nuk ia nënshtruan plotësisht dhe sinqerisht veten e tyre Perëndisë por i dhanë atij vetëm një nënshtrim sa për sy e faqe dhe nuk u mbështetën në të. Më pas ata u bënë skllevër të mëkatit të tyre pasi ata që nuk e kanë lrinë që të bëjnë veprat e ligjit nga zemra, mosbesimi i tyre i kuç zemrat e tyre në mosbindje dhe i përjashton ata nga trashëgimi shpirtërore që ofron Perëndia për të tëra ata që i besojnë atij. Ligji i Dhiatës së Vjetër nuk iu dha popullit të Perëndisë që ata të shpëtohen përmes saj, por vetëm e vetëm që ti drejtonte ata për tek Besëlidhja e Hirit, për tek nevoja e tyre për hirin dhe mëshirën sovrane të Perëndisë, për ti treguar atyre nevojen e tyre për Krishtitn, për dikë plotësisht të shenjtë dhe për vdekjen e tij në kryq për mëkatet tona. Ky është qëllimi i Ligjit. Të na bëjë të uritur për Krishtin. Ligji duhej të ishte shërbëtorja e Hirit. Nëse duam të jemi fëmijë të së lirës duhet të jemi fëmijë të Abrahamit sipas frymës, fëmijë të besimit në Krishtitn, i cili është fara e vërtetë e Abrahamit siç thotë Pali tek Gal 3:16 “16 Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: “Edhe pasardhësve” si të ishin shumë, por të një të vetme: “Dhe pasardhjes sate”, pra Krishti.”

Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë. 2 Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë, 3 sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë. Kolosianëve 3:1-3

“Fëmijët e së lirës” apo “fëmijët e premtimit” e kanë ligjin e Perëndisë të shkruar në zemrat e tyre. Shumë mund të thuhet për këtë pasazh, por pasazhi kryesor është është ky: Ai që përpiqet që të sigurojë shpëtimin me Perëndinë me fuqitë dhe meritat e veta është ende në skllavërinë e mëkatit dhe të vdekjes. Liria gjendët vetëm në Hirin e Perëndisë dhe përmes Hirit të Perëndisë duke i besuar plotësisht dhe ekskluzivisht Krishtit dhe çfarë Krishti ka bërë për ne dhe në vendin tonë. Liria gjendet në hirin e Perëndisë. Ashtu si Sara nuk donte të kishte të bëne asgjë me gruan skllaven dhe frytin e saj, po kështu thotë Pali, edhe ne si fëmijë të premtimit, nuk duhet të harrojmë që nuk jemi fëmijë të skllaves por të lirisë, të lirë në Krisht. Ne jemi trashëgimtarët e premtimeve të Abrahamit dhe jo pasardhësit e Hagarit, pamvarësisht se çfarë mund të deklarojnë apo dëshirojnë profetët e tyre. Edhe pse historia e Islamit filloi me Hagarin dhe be
simin e saj në duart e Perëndisë, përfundimi është majt i ndryshëm për islamin si pasrdhja e saj. Ato me të vërtetë e deklarojnë Jezusin të jetë profet, por e rrefuzojnë ë jetë Mesiah dhe Mbreti dhe Prifti i tyre. Në providencën e Perëndisë, me të vërtetë populli i linduar nga Hagari përdoret nga Perëndia për të disiplinimin dhe pastrimin e Kishës, ashtu siç ligji përdoret për të disiplinuar bijtë, por në përfundim të historisë Biblike dhe njerëzore, premtimet shpirtërore, paracaktimi, shpagimi, shfajësimi, birësimi, shenjtërimi, dhe ringjallja e fundit në prezencën e Perëndisë i takojnë bijve të Sarës dhe jo të Hagarit, bijve të premtimit dhe jo të mishit, bijve të lirisë dhe të skllavërisë. Lavdia i qoftë Perëndisë. Amen.