12 Nov - 2017
Shkolla e së Dielës
  • Sunday, 08:00 am - Sunday, 13:00 pm
  • Kalendari-Javor
  • Kisha Ungjillore e Reformuar Durres
  • Kisha Ungjillore e Reformuar Durres, Rruga Kadri Pirro, Durrës, Durrës County, Shqipëria
  • $0

Shkolla e së Dielës apo “Ora e Edukimit Kristian” ka pikërisht këtë qëllim, dishepullizimin e popullit të Perëndisë. Gjatë kësaj ore, ne zhvillojmë mësimin e fëmijëve, grupin e të rinjve, si dhe studimin me të rriturit. Kisha është shkolla e Krishtit, ka thënë një teolog i vjetër. Apostulli Pjetër urdhëroi, “Rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.” (2 Pjetrit 3:18). Rritja në hir ndodh ndërsa rritemi në njohjen e Krishtit. Sa më shumë e më mirë të njohim personin dhe veprën e Krishtit, aq më shumë do ta përjetojmë atë, aq më shumë do të rritemi në hir.