Përgjigjia jonë: Pikë së pari, të besosh në Krishtin do të thotë se nuk varesh më në veten, por në Krishtin për të shkuar në parajsë. Ne nuk mund të shkojmë në parajsë duke bërë vepra të mira, vepra që mendojmë se do të na bëjnë të pranueshëm nga Perëndia. Përkundrazi kemi nevojë që të na falen mëkatet, duke kuptuar se Jezusi vdiq për mëkatet tona. Dhe se ajo që Ai bëri në kryq është e vetmja mënyrë se si mund të na falen mëkatet. Bibla thotë…

  • “Për Të bëjnë dëshmi të gjithë profetët (e Dhiatës së Vjetër), që kushdo që beson në Të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të Tij..” (Veprat e Apostujve 10:43)
  • “Në të Cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të Tij, faljen e mëkateve sipas pasurive të hirit të Tij.” (Efesianëve 1:7)

Pasi dikush beson në Krishtin për faljen e mëkateve të veta, një jetë e re fillon–“Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja!” (2 Korintasve 5:17). Personi bëhet një ndjekës i Krishtit. Si një ndjekës i Krishtit, personi varet në Jezusin edhe në fusha të tjera të jetës, jo vetëm në faljen e mëkateve.

Për shembull, Jezusi tha se Ai është Mësuesi (Gjoni 13: 13-14). Ai u tha dishepujve të Vet se do t’u dërgonte Frymën e Shenjtë dhe se Fryma e Shenjtë do t’u mësonte atyre të gjitha gjërat (Gjoni 14:26) dhe do t’i udhëhiqte ata në gjithë të vërtetën (Gjoni 16:13). Perëndia i mëson personit rrugët e Tija dhe të vërtetën e Tij. Për sa u përket vlerave dhe sjelljes tonë, Ai pastron gjëra nga të menduarit tonë që nuk janë të drejta dhe na tregon çfarë është e drejtë nga perspektiva e Tij. Kjo është një mënyrë tjetër në të cilën Perëndia na do.

Ai është i Vetmi që di gjithçka dhe Ai do që ne t’i ndërtojmë jetët tona mbi të vërtetën e Tij. Jezusi tha…

  • “Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të Mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej Meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb. Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb.” (Mateu 7:24-25)
  • “Nëse do të qëndroni në fjalën Time, jeni me të vërtetë dishepujt e Mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.” (Gjoni 8:31-32)
  • “Ejani tek Unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe Unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën Time dhe mësoni nga Unë, sepse Unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.”(Mateu 11:28-29)

Pjesa më e rëndësishme e të ndjekurit të Krishtit është të mësojmë prej Tij. Duke u varur në Krishtin si Mësuesin tonë, Ai na udhëheq në të jetuarit e një jete që është në përputhje me vullnetitn e Tij dhe është në përputhje me të vërtetën. Ai na tregon se si të jetojmë dhe madje do të na udhëheqë në mënyrën si të lutemi. Kur mësojmë çfarë do Ai prej nesh, atëherë ne varemi në fuqinë dhe forcën e Tij (Fryma e Shenjtë) për t’i bërë ato gjëra.

Të ndjekësh Jezusin ka të bëjë e tëra me varësinë në Të. Ai u tha dishepujve të Tij,“Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në Mua dhe Unë në të, jep shumë fryt, sepse pa Mua nuk mund të bëni asgjë .” (Gjoni 15:5).