Çfarë Besojmë?

Ne jemi një bashkësi ungjillore, kredale, dhe me një identitet të qartë biblik, historik dhe teologjikReformuar. Me termin ungjillor ne kuptojmë që ne jetojmë dhe i shpallim botës Lajmin e Mirë, Ungjillin (fjala Ungjill vjen nga Greqishtja e vjetër që do të thotë “një lajm gëzim-dhënës”). Me termin Reformuar deklarojmë se qëndrojmë në vazhdën dhe traditën e Protestantizmit historik të shekullit të 15të dhe 16të. Reformacioni dhe mësimet e saja ishin stadi më i lartë, më i pasur dhe më pastër i mësimit Biblik dhe aplikimit të saj në të gjitha sferat e jetës së besimtarit dhe kombit, qofshin ato shpirtërore, sociale, ekonomike apo politike. Me termin kredal, ne kuptojmë se ne e rrëfejmë besimin tonë në përputhje me kredot historike të kishës biblike. Kështu në rrëfejmë Kredon e Apostujve, Kredon e Nikeas. Ne besojmë e rrëfejmë standardet e besimit të Uestminsterit (Rrëfimi i Besimit, Katekizmi i Shkurtër dhe Katekizmi i Zgjeruar), si dhe Katekizmin e Heidelbergut, Kakonet e Dortit si the Rrëfimin Belgjian.

Kredot e Katekizmat janë jo vetëm artikulimi i detajuar dhe i kujdesshëm i asaj se çfarë ne besojmë se Bibla na mëson, pra identiteti ynë biblik, por edhe lidhja jonë me të kaluarën. Besimi ynë është i rrënjosur në historinë dymijë vjeçare të Frymës së Shenjtë në dëshmim e mesazhit të Krishtit në kontinentin Evropian. Kjo na bën një kishë historike me rrënjë apostolike.

Artikulli Kredot e Katekizmat  trajton çështjen e domosdoshmërisë të pasjes së kredove dhe katekizmave për pastërtinë dhe funksionimin e Kishës në veçanti dhe të jetës së krishterë në përgjithësi.

Postime të kategorizuara
Postimi i Fundit
Audio mesazhi i fundit