• on 16/09/2014

5 Arsye Per Sherbesen e Darkes

1. Shërbesa e Darkës mbyll Ditën e Zotit më adhurim dhe si rrjedhim nga ndihmon dhe nxit që ta mbajmë atë të tërën të shenjtë. Dita e Zotit është dhënë që të jetë një bekim për Kishën dhe jo një barrë. Sabati na u dha që e tërë dita të përdorej për tu kënaqur me Perëndinë Triune dhe për të festuar veprat e Tij të Krijimit dhe Shpëtimit. Në kohën e sotme, tundimi është i madh për ta përdhosur atë, dhe në vend që të kemi një Ditë të Shenjtë, ne përfundojmë me një Orë të Shenjtë të Dielën në mëngjes. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu.

2. Shërbesa e Darkës ndjek modelin Biblik të adhurimit me dy shërbesa. Ps. 92, që njihet si Psalmi i Sabatit thotë “Është bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti; të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,”(Ps. 92:2). Në adhurimin nën Besëlidhjen e Vjetër në Tempull apo Tabernakull, praktika ishte organizimi i të Dielës rreth dy shërbesave (Num. 28:1-10). Në Dhiatën e Re, nuk kemi një abrogim të kësaj praktike, dhe në fakt shikojmë se edhe nën Besëlidhje e Re, besimtarët nën Apostujt mblidheshin dy herë në ditë për të adhuruar Perëndinë (Vep. 20:7).

3. Shërbesa e Darkës është një mundësi më tepër për të dëgjuar dhe marrë Hirin e Perëndisë, të vërtetat dhe premtimet e tij, madje edhe përmes mjeteve të Hirit si Fjala, lutja dhe Sakramentet.

4. Shërbesa e Darkës avancon njohjen tonë të Perëndisë dhe të Fjalës së Tij jetë-transformuese. Psalmi 119:33-38 thotë “Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund. Më jep mençuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër. Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time. Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë. Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua. Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.” Si edhe ai proverbi shqiptar që thotë, “aty ku futet drita nuk futet mjeku,” dhe në rastin e shëndetit shpirtëror, aty ku Fjala është e bollshme dhe plot lutje, atje jo vetëm që ka më pak mëkat, por më shumë transformim. Dhe rinovim Dy shërbesa të Dielën do të thotë një dietë më e larmishme dhe më e plotë për shëndetin tonë shpirtëror.

5. Shërbesa e Darkës ushqen dhe rrit dashurinë dhe Unitetin e Krishterë në trupin e Krishtit. Adhurimi Biblik ka si një dimension vertikal ashtu edhe një horizontal. Sipas Shkrimeve, këndimi i Psalmeve, himneve dhe këngëve shpirtërore nuk i drejtohen vetëm Perëndisë por edhe njëri-tjetrit për instruktimin e inkurajimin tonë (Efe. 5:19; Kol. 3:16) Pjesëmarrja jonë plot gëzim është një mjet inkurajimi për të tjerët në Kishë. Ky është qëllimi edhe i Heb. 10:24-25 ku lexojmë “Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t`u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.”

Soli Deo Gloria