10 Arsye për të lexuar Biblën çdo ditë!

  • on 20/12/2017

10 Arsye për të lexuar Biblën çdo ditë!

  1. Leximi i Biblës na tregon karakterin e Perëndisë. Bibla është burimi ynë përfundimtar për përgjigjet e pyetjeve tona mbi Perëndinë.

“Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, 2 së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. 3 Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,” (Heb. 1:3)

  1. Leximi i Biblës na mëson të imitojmë Perëndinë.

“Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,” (Efe. 5:1)

  1. Leximi i Biblës na ndihmon të zbulojmë se cili duhet të jetë hapi ynë i rradhës.

“Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” (Psa. 119:105)

  1. Leximi i Biblës na ruan nga mëkati.

“E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.” (Psa. 119:11)

  1. Leximi i Biblës na ndihmon të përtërijmë mendjet tona në mënyrë që ta njohim vullnetin e Perëndisë.

“O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur. 2 Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.” (Rom. 12:1-2)

  1. Leximi i Biblës na lejon të jemi të sigurt për atë që tha Perëndia. Bibla është autoriteti ynë përfundimtar.

“Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.” (Gjo. 17:17)

  1. Leximi i Biblës na lejon të marrim dëshirat e zemrës sonë.

“Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet.” (Gjo. 15:17)

  1. Leximi i Biblës është se si mësojmë për ungjillin.

“Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.40 Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.” (Gjo. 5:39-40)

  1. Leximi i Biblës na jep kurajë.

Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh. 9 A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh”. (Joz. 1:8-9)

  1. Leximi i Biblës na ndihmon të jemi të frytshëm.

“Ai që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij,3 ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.” (Psa. 1:2-3)